Motorola Droid

PDFPrint

AddThis Social Bookmark Button

 

Bashkëpunimi i Motorola dhe Google ka sjellë një nga telefonat e mençur më të mirë të vitit, DROID.

E mira është se ka dalë një aparat me shumë karakteristika të pasura, që përdor sistemin operativ Android 2.0 të Google (Nga ku del dhe emri: Droid), i cili mund të krahasohet me gjigantin e botës së telefonave të mençur, iPhone. Ka shumë karakteristika minikompjuteri dhe është telefon.

E keqja është se nuk jep thjeshtësinë në përdorim dhe eksperiencën intuitive e të pasur që ofron iPhone.

Ka një integrim thelbësor me shërbimet e ofruara nga Google, hartat, dokumentet, email, etj. Punon me rrjet 3G, Wi-Fi, Bluetooth.


Ashtu si iPhone komandohet kryesisht me prekje të ekranit, i cili kap pothuajse 100% të pjesës ballore (3.7 inç). Në vend të pozicionohet në debatin mes tastierave virtuale dhe reale, Droid i ka të dyja. Tastiera me butona del pas rrëshqitjes së ekranit dhe ka 5 rreshta, me një lehtësi të lartë komandimi.

Tastiera virtuale shfaqet kur është e nevojshme, për së gjeri, apo së gjati. Edhe pse butonat virtualë duken pak më të vegjël se ata në iPhone, duken po aq të lehtë në përdorim.

Droidi ka kamera 5 megapixel me autofokus, blic dhe video në formatin 720×480 pixel, deri 24 fps.

Lë pas iPhone në dy fusha, mund të mbajë programe hapur në sfond, dhe lëvizja mes tyre ndodh lehtë. Funksionon si aparat i fortë GPS që pranon dhe ekzekuton komanda verbale (nëse ka rrjet 3G).

Programet në dispozicion që ofron Androidi janë vetëm rreth një e dhjeta e gati 100,000 programeve në dispozicion nga Apple, por kjo ka gjasa të ndryshojë sapo telefonat me Android të popullarizohen më shumë.

Droid ka bërë një goxha publicitet anti-Apple, anti-iPhone, sidomos me videon iDoesn’t (iS’bën), dhe Droid Does (Droid Bën) duke theksuar përparësitë e Droid ndaj iPhone.

Keq a mirë, më në fund doli një rival i denjë i iPhone.

 


blog comments powered by Disqus
Your Ad Here

Na ndiqin ne

Facebook Page: 181906734656 Twitter: duroground

Donate

If you like our work and our site... Please support "your new" site, in order to bring more selected information and great content. The life of this site is completely based on google ads and your precious donations. Even small donations mean a lot to us! Thank You for Your support!
Donate:
  Monthly Monthly
Currency
Amount